Integrimet Hoteza
Sistemi i bazuar në Cloud integrohet me sisteme të ndryshme PMS, GRMS, SOS dhe opsione të tjera hoteliere
Zgjidhje e centralizuar interaktive e monitorimit
Integrime të plota me sisteme të ndryshme hotelerie për një qasje të centralizuar të Smart Hotelit dhe navigim të plotë të klientëve. Komunikim që ofron një përvojë të plotë e të personalizuar bazuar në funksionimin efikas të hotelit dhe mjedisin inteligjent.
Sistemi i menaxhimit të hotelit (PMS)
Është e gjitha e trajtuar për t’i bërë klientët tuaj të ndihen të veçantë. Menjëherë pas Check in-it, Hoteza fillon ta trajtojë çdo klient si një person shumë të rëndësishëm. Sistemi Hoteza mund të marrë profilin e klientit nga PMS dhe burime të tjera, në mënyrë që ofertat speciale apo paketat e përmbajtjes dhe cilësimet e dhomës të përshtaten sipas preferencave të klientit.
Pikat e shitjeve (Point of Sale (POS)
Integrimi lejon që porositë të kalohen drejtpërdrejt në POS. Porosia e klientit mund të përcillet automatikisht në vendin e duhur duke e bërë procesin e operacioneve më të lehtë dhe më efikas.
Rezervimet ne
restorant apo SPA
Lejoni klientët të rezervojnë me lehtësi një tavolinë restoranti në hotel ose trajtimin e tyre të dëshiruar SPA përmes sistemit Hoteza, i integruar plotësisht me sistemet e rezervimeve për restorante dhe SPA.
Operacionet e hotelit (SOS)
Optimizoni ngarkesën e stafit. Optimizoni detyrat dhe kontrolloni raportet e efikasitetit për të ulur shanset e dështimit përmes integrimit të SOS.
Kontrolli I dhomës (GRMS)
Integrimi i Hoteza GRMS prezanton një mënyrë të re të ndërveprimit mes klientit dhe dhomës. Përvoja e “smart room” e gjitha nën kontrollin e klientit: Kontrolloni dhomën përmes IPTV-së së hotelit, tabletit në dhomë ose pajisjes inteligjente.
Sistemet e celsave të dyerve si aplikacion
Zgjidhja e “çelësit celular” është karta kryesore e gjeneratës së ardhshme. Hoteza mundëson vetë-check-in të vërtetë dhe u mundëson klientëve të përdorin aplikacionin e tyre të hotelit si çelës në pajisjen e tyre inteligjente.
Smart TV
Hotelet që investojnë në televizorët inteligjentë të Hospitality dhe instalojnë zgjidhjen Hoteza TV nuk kanë pse të shqetësohen me përditësimet dhe rregullimet e set-top box-it dhe mund të kontrollojnë të gjithë televizorët dhe pajisjet e dhomës nëpërmjet një ndërfaqeje të përshtatshme dhe të integruar të administrimit Hoteza. Hoteza siguron një përvojë plug-and-play, duke minimizuar kostot e instalimit dhe kohën e konfigurimit.
Integrime të tjera
Ne po vazhdojmë me trendet e industrisë dhe jemi në përputhje me kërkesat. Sa herë që projekti juaj kërkon një prekje të veçantë, ne mund ta integrojmë atë bllok specifik në zgjidhjen tonë. E njëjta gjë mund të bëhet nga të tjerët pasi ne e mbajmë API-në tonë të hapur dhe të dokumentuar mirë.
TV
Zgjidhje të thjeshta dhe fleksibël për një eksperiencë sa më të personalizuar të klientëve
Mobile App
Të gjitha shërbimet e hotelit të disponueshme në një aplikacion celular
HotPad
Një tablet interaktiv i vendosur në dhomë për të aksesuar gjithcka që hoteli ofron
Self Check-in
Zgjidhje të thjeshta , shpejta dhe të sigurta të përdorshme nga aplikacioni celular, ëebsite-i si dhe check-in -i në kioska