Aplikacioni celular interaktiv i hotelit, miqësor për përdoruesit për një qëndrim të përmirësuar e të personalizuar të klientëve
Ofrojini mundësinë klientëve tuaj të porosisin ushqime dhe pije nëpërmjet aplikacionit celular nga menutë interaktive të dizajnuara me porosi dhe që përfshijnë imazhe të këndshme për prezantim sa më të plotë
Mundësi integrimi me sistemin GRM dhe ofrimi i shërbimit për të kontrolluar cilësimet e dhomës si temperatura apo ndicimi nëpërmjet aplikacionit celular
Ofrojini mundësinë klientëve tuaj të përdorin daljen e shpejtë, një mënyrë e shpejtë për të shmangur pritjen në recepsion përpara largimit.
Ofrojini klientëve tuaj telekomandën më të sigurt dhe më të përshtatshme , celularin e tyre. Me shkarkimin e aplikacionit klientët do të mund të përdorin celularin e tyre si telekomandë.
Me ofrimin e çelësit elektronik për hotelet, klientët mund të anashkalojnë plotësisht pritjen në recepsion dhe të shkojnë direkt në dhomën e tyre.
Hapni një kanal komunikimi të lehtë dhe ndërveprime kuptimplota dhe efikase mes klientëve dhe stafit tuaj nëpërmjet mesazheve të ndërsjellta për një përvojë të përsosur shërbimi.
Aplikacioni funksionon edhe offline ashtu si shumica e shërbimeve të Hoteza Mobile. Aplikacioni është gjithashtu i dizajnuar për të kryer veprime të shpejta duke shmangur ngadalësimet apo vonesat.
Ka mundësi të pafundme për të promovuar aplikacionin. Klientët mund të instalojnë lehtësisht Hoteza Mobile nga App Store , Google Play , një link i caktuar ose duke skanuar kodin QR.
Komunikimi nëpërmjet mesazheve është më i preferuari aktualisht. Gjithnjë e më shumë klientët preferojnë të shkruajnë një mesazh ose të shtypin një buton në vend që të telefonojnë recepsionin ose shërbimin e portierit. Lejojini ata të bëjnë pikërisht këtë dhe të hyjnë në kontakt me të gjithë lehtësisht përmes aplikacionit celular Hoteza.
Bëni hapin e parë drejt operacioneve pa letra dhe jepni informacion digjital për të gjitha shërbimet e hotelit
Vizualizoni fushatat tuaja të marketingut dhe ofertat për të krijuar një përmbajtje më tërheqëse
Krijoni një shërbim të paharrueshëm të personalizuar që nga momenti që klientët tuaj mbërrijnë dhe përgjatë gjithë qëndrimit të tyre
Prisni përshtypjet e klientëve tuaj në kohën e duhur, me më shumë kohë në favorin tuaj për tu përgjigjur
Aplikacioni i ri celular interaktiv i hoteleve do të përmirësojë marrëdhëniet me klientët dhe do të krijojë më shumë mundësi të ardhurash me shërbime të tilla si konsumim vaktesh në dhomë apo rezervim në restorant.
I domosdoshëm për çdo hotel në mënyrë që klientët tuaj të hapin dhomën duke përdorur vetëm celularin e tyre . Celësat e harruar nuk do të jenë më problem duke përdorur aplikacionin celular të hotelit.
Jeni të interesuar për aplikacionin tonë interaktiv Hoteza web? Kontaktoni ekipin tonë për një demonstrim falas.